Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kritikuar liderin e VV’së Albin Kurtin i cili dikur i kishte kërkuar ish-presidentit Hashim Thaçi shkuarjen në Hagë.
Tha se Kurti më shumë se 40 herë i tha Thaçit:’ Shko në Hagë’.
“Të gjitha ata që, ta zëmë, kanë akuzuar Hashim Thacin, Kadri Veselin që po e bëjnë gjykatën për me shpëtu vetëvetën, se po e bëjnë gjykatën për me i shpëtu shokët e tyre, si Albin Kurti që i ka thënë: ‘Shko në Hagë Hashim’, jo një herë po 40 herë në një tekst i ka thënë ‘shko në Hagë’ sot është në Hagë Hashimi.
Nuk e shoh ku e gjen ai fytyrën me dalë edhe me thanë tash duhemi me i mbrojt”, tha Krasniqi për Klan Kosova.
Të tillët sipas Krasniqit, duhet të reflektojnë.Sipas tij, Kurti është një prej politikanëve më të vjetër në vend.