2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“Fjalimi më i ligë që kam dëgjuar”, Hoti e Nagavci përplasen ashpër në Kuvend

Rekomandime

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se dy dekada pas përfundimit të luftës, familjarët e të pagjeturve vazhdojnë t’i kenë plagët e hapura.

Ajo tha se këta familjarë meritojnë të pushojnë në tokën e Kosovës, e Kosova meriton të ketë qetësi për gjetjen e tyre.

- Advertisement -

Serbia duhet të jap përgjegjësi për këtë .

E ka detyrim ligjor ndërkombëtarë, sepse e drejta ndërkombëtare vlen për secilin dhe rregullat e saj janë të detyrueshme për të gjithë.

E drejta ndërkombëtare thotë se shteti përgjegjës duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të dhënë llogari për personat e pagjetur dhe duhet t’u japin llogari familjarëve të gjitha të dhënat që kanë për gjetjen e tyre. Serbia po shfajësohet dhe rehabilitohet nga Qeveria e Kosovës.

- Advertisement -

Ju z.Hoti padrejtësisht keni vënë në tavolinë çështjen e të zhvendosurve e të pagjeturve në diskutim me serbët.

Pra në një mënyrë keni barazuar viktimat me kr.iminelët potencial.

- Advertisement -

Me 4 shtator nënshkruat një listë zotimeve për kthimin e të pagjeturve duke e barazuar kinse me të zhvendosurit nga Kosova. Po pra janë vendosur në të njëjtin paragraph.

Çështjen e të pagjeturve e shndërruar jo në një obligim të Serbisë, por në një çështje që duhet marrë vesh e të bëni pazar”, tha ajo

Tutje Nagavci shtoi se asgjë s’mund të barazohet me çështjen e të pagjeturve dhe asgjë s’mund të krahasohet me zbardhjen e fatit të tyre.

Ju mohuat shtetësinë e Kosovës kur pranuat të bëni pazar me këtë me 4 shtator, ku janë vendosur dhe barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Vi nga Gjakova, që është qyteti më i dëmtuar gjatë luftës. Akoma edhe sot nënat gjakova trokasin nga dera në derë në përpjekje për të zbardhur fatin e më të dashurve të tyre”, shtoi ajo.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili shkurt tha se e dëgjoi gjithë fjalimin dhe se sipas tij është fjalimi më i ligë që ka dëgjuar ndonjëherë në Kuvendin e Kosovës.

“Është ndër fjalimet më të liga që kam dëgjuar prej se jam deputet apo ministër këtu përpara juve”, tha Hoti.

Tutje nënkryetarja e Kuvendit deklaroi përsëri se është i ligë dhe i dëmshëm moment dhe vendimi kur Hoti ka bërë “Pazar” me çështjen e të pagjeturve duke e barazuar atë me të zhvendosurit.

Është e ligë dhe e dëmshme se si ju e keni barazuar çështjen e të pagjeturve me të zhvendosurve në paragrafin e marrëveshjes së 4 shtatorit. Kjo është e ligë. Është mirë të dëgjoni familjarët e të pagjeturve kryeministër”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit