3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Peshkopi Teodosije: Irinej na la amanet të mos heqim dorë nga Kosova

Rekomandime

Peshkopi serb Teodosije ka thënë se vdekja e kryepopit serb Irinej, ishte dhimbje e madhe për popullin serb.

- Advertisement -

I njëjti nuk ka lënë pa përmendur edhe Kosovën, duke thënë se Irinej ua ka lënë “amanet” çështjen e Kosovës.

“Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë.

Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, tha Peshkopi Teodosije.

- Advertisement -

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur nga koronavirusi.

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

- Advertisement -

Ai u diagnostikua me koronavirus më 4 nëntor dhe prej asaj kohe ka qenë duke u trajtuar në një spital ushtarak të Beogradit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit