4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ambasadori Gashi takon Macronin: Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona

Rekomandime

Ambasadori kosovar në Francë, Qëndrim Gashi, ka falënderuar presidetin francez, Emmanuel Macron, për ftesën e bërë në Pallatin Élysée, të cilët më pas biseduan me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

- Advertisement -

Gashi, përmes një postimi në Facebook, e ka konsideruar këtë gjest si një simbol i miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Përgjatë takimit përmes video-konferencës, Macron u zotua se do ketë takim në nivel ekspertësh me delegacionin kosovar për të biseduar lidhur me çështjen e vizave.

Postimi i plotë i Gashit:

- Advertisement -

Presidenti Macron dje më nderoi me ftesën në Pallatin Élysée, për të marrë pjesë në bisedën e tij në videokonferencë me Kryeministrin tonë Hoti. E falënderova në emër të Kosovës për këtë mikpritje të ngrohtë. Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Ne i jemi mirënjohës atij dhe Francës për kontributin e jashtëzakonshëm që ata ia ofrojnë Kosovës në vazhdimësi, në avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike e perëndimore. Merci!.

https://www.facebook.com/qendrim.r.gashi.5/posts/3778863612181113

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit