1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Deputeti i AAK’së-Driton Selmanajt: Merr përgjegjesi për deklaratën ndaj Saranda Bogujevcit

Rekomandime

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka deklaruar se fjalosja e së enjtes në Kuvendin e Kosovës mes LVV-së dhe LDK-së, ‘nuk ka qenë edhe ku me dit se çfarë’, por që shtoi se gjithsesi zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj duhet të marr përgjegjësi për deklaratat drejtuar deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci.

Ajo nuk ishte ndonjë përplasje ku me dit se çfarë, por pastaj ndodhën disa deklarata, megjithatë këto janë normale për Parlamentin e Kosovës. Ne nuk jemi simpozium shkencor aty për me mbajtë veç fjalime, por përfaqësojmë interesat e qytetarëve”.

- Advertisement -

“Nuk pati përplasje por ngatërresë të vogël, pastaj pati disa gabime të njerëzve të Qeverise, p.sh. për zëvendëskryeministrin që u murr si ofendim se ‘jemi lodh me këtë çasje të viktimizimit’, ajo na ka prekur të gjithëve”.

“Saranda është një vajzë e mirë e cila ka pasur një jetë të vështirë, familja e saj është vr.arë nga forcat serbe dhe nuk është e ndershme me u shprehë ashtu ‘se jemi lodhur..”, se është e vërteta dhe na përket të gjithëve”.

“Zëvendëskryeministri në afekt dhe për ngut e ka bërë këtë gabim. Duhet të mbajë përgjegjësi gjithkush se kjo plagë është e të gjithë neve dhe duhet me pas kujdes të madh secili deputet mos me bë kësi lloj gafash. Nuk besoj që e ka bë me ndonjë qëllim për të ofenduar Sarandën ose të zhdukurit”.

- Advertisement -

“Duhet me pas jashtëzakonisht kujdes, sidomos në këtë situatë të ndjeshme për vendin, me deklarata dhe njerëz qe kanë përgjegjësi shtetërore të ruhen në fjalor”.

“Është mirë që të debatohet me pak më shumë elegancë që të mos vijë deri te situata të tilla. Kemi të bëjmë me të zhdukurit dhe eshtrat e tyre janë në Serbi, por tani me i fry zjarrit e me e bë shkarkime për një gabim që e ka bërë, nuk po më duket në rregull”, u shpreh Berisha

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit