-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si i sabotoi Trump shanset e tij për një mandat të dytë

Rekomandime

Nga Michael D’Antonio, CNN

- Advertisement -

Pavarësisht se Trump kërkon që Amerika ta shohë si një njeri që ka aftësi të jashtëzakonshme për të fituar, ai në fakt është në fund të mandatit të tij duke treguar në këtë mënyrë se talenti i tij më i madh është aftësia për të mposhtur veten.

Në fakt, duket se ai ndihet i suksesshëm vetëm kur vepron sipas dëshirës së tij, pavarësisht nëse rruga është e mbushur me gropa.

Kjo shihet në mënyrën se si Trump nxiti mbështetësit e tij të sfidonin pandeminë Covid-19 dhe të votonin për të personalisht në Ditën e Zgjedhjeve.

- Advertisement -

Sipas Sekretarit të Shtetit të Georgias, Brad Raffensperger, një republikan, kjo strategji dha një efekt të kundërt pasi më shumë se 24,000 republikanë që morën pjesë në zgjedhjet paraprake të shtetit nuk votuan në 3 nëntor. Diferenca e humbjes së Trump në këtë shtet ishte rreth 13,000 vota.

Duke hedhur dyshime në sistemin e postës, pra duke u thënë mbështetësve të votojnë personalisht, Trump mund të ketë qenë në dijeni të faktit se disa shtete nxjerrin rezultatin e votave në ditën e zgjedhjeve fillimisht, gjë që do të bënte fitues nga media të ndryshme televizive.

- Advertisement -

Kjo ishte me gjasë pjesë e një skeme më të madhe për të ngritur pretendime të rremë, ndërsa votat e rivalit të tij ende po numëroheshin.

Nëse Sekretari i Shtetit të Georgias është i saktë, kjo mund të ndihmojë në shpjegimin se si Trump jo vetëm që u bë presidenti i parë që nuk fitoi një mandat të dytë por gjithashtu humbi edhe Georgian- i pari republikan që nga viti 1992.

Menaxhimi i pandemisë nga Trump ka treguar një shembull tjetër -se si për shkak të këmbënguljes për t’i bërë gjërat sipas mënyrës së tij, faktet ishin kundër tij dhe ai në këtë rast i bëri dëm vetes, transmeton abcnews.al

Që nga fillimi i krizës Trump sfidoi këshillat e ekspertëve dhe injoroi shembujt e shteteve të tjerë.

Në vend që të praktikonte dhe të mbronte praktikat themelore të shëndetit publik si mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror, ai këmbënguli se virusi do të zhdukej me magji. Ai vazhdoi të mbështeste këtë qasje edhe kur Amerika arriti rekord viktimash për frymë në krahasim me vendet më të zhvilluara dhe ndërsa numri i rasteve arriti kulmin në shtete të ndryshme.

Angazhimi i Trump për të minimizuar rrezikun e pandemisë, me arsyetimin se ai donte të mbronte ekonominë, ishte në përputhje me prirjen e tij për të qëndruar i përkushtuar ndaj një zgjedhjeje, edhe kur në fakt ishte e gabuar.

Për të, ta pranonte se ishte gabim dhe ndryshimi ndaj qasjes që kishte ndjekur që në fillim duket se është më keq se çdo dështim real.

Pavarësisht se kjo do të kushtonte jetën e mijërave amerikanëve. Kështu që kur ai kuptoi se mund të humbiste zgjedhjet, ai nuk e ndryshoi mendimin e tij për votimin me postë.

Ashtu si lidhja emocionale e Trump me politikat e tij të dështuara të pandemisë mbolli farën e humbjes, angazhimi i tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve po e bën Trump të duket si një fëmijë që shkatërron gjithçka dhe jo si një njëri që pranon humbjen me dinjitet.

Prova e tretë- është shkarkimi nga puna i zyrtarit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare i cili arriti të siguronte që mijëra amerikanë të votonin, pavarësisht nga pandemia e Covid-19, dhe ndërhyrjet e pakta të këtij lloji. Rikujtojmë se Rusia ndërhyri në vitin 2016 në emër të Trump.

Pasi shkarkoi nga puna drejtorin e Agjencisë të Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës Chris Krebs , presidenti gjithashtu e akuzoi atë në mënyrë të gabuar se ai kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Disa dyshojnë se Krebs u shkarkua nga puna sepse ai kundërshtoi pretendimet e pabazuara të Trump.

Me shkarkimin nga puna të Krebs, Trump dëmtoi edhe më tepër veten.

Së pari, ai humbi shansin për të marrë meritat për një sukses që çdo udhëheqës i arsyeshëm do ta pretendonte me krenari.

Së dyti, ai tregoi se sa mendjengushtë ishte, të cilën madje edhe kolegët republikanë ia vunë në dukje në mënyrë publike.

Së treti, ai i kujtoi kombit që në vend që të pranonte humbjen si një udhëheqës që kujdeset për vendin, ai po vonon tranzicionin e pushtetit.

Nëse Presidenti Trump do të kishte të njëjtat shqetësime të zakonshme që presidentët kanë pasur për trashëgiminë e tyre, ai do të kishte të njëjtin reagim si të tjerët gjatë disfatës.

Përkundrazi, i pavëmendshëm ndaj dëmit që po i bën vetes dhe vendit, ai po i qëndron besnik sjelljes që ka shfaqur gjatë gjithë jetës së tij. Ai madje u tha miqve se mund të ishte një nga figurat më të famshme të rinisë së tij, miliarderi Howard Hughes .

Dikur një pilot i pashëm, industrialist dhe prodhues filmash, Hughes “ra” nga një jetë magjepsëse në një ekzistencë të çuditshme, të ngujuar dhe të shënjuar nga izolimi, paranoja dhe frika e dëmshme ndaj mikrobeve. Në momentin që vdiq, një vdekje, e cila u shkaktua me sa duket nga konsumimi i dozave të mëdha aspirine, Hughes 70-vjeçar peshonte më pak se 100 paund dhe gjatësia e tij ishte tkurrur.

Pasi la këtë botë, Hughes u bë i njohur më shumë për betejat e tij personale tragjike, portretizuar me një efekt të tmerrshëm nga Leonardo Di Caprio në “Aviator”, sesa për arritjet e tij. Në mënyrën e tij Trump rrezikon një fat të ngjashëm kur të largohet nga presidenca. Ai mund të besojë se mënyra e tij kokëfortë e të luajturit politikë është një pasuri, por ka shumë të ngjarë të konsiderohet si arsyeja e dështimit të tij. Përktheu Sonila Backa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit