Kuka pas triumfit të Lorianës: Kosovës po i vijnë dy medalje.
Pas fitimit së medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian nga Loriana Kuka, trajneri i saj, Driton Kuka, ka thënë se Kosovës po i vijnë dy medalje.
Kuka pas ndeshjes ka thënë se pengesat e shkaktuara nga COVID-19 i ndalën tre garuesit kosovarë në këtë Kampionat, mirëpo me tre të tjerë, Kosova i fitoi dy medalje.
Pos fitores së sotme, edhe Distria Krasniqi ka fituar të premten medaljen e bronztë.