Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kategoritë e radhës që do të jenë përfitues së ndihamve janë familjet në asistencë sociale dhe personat më aftësi të kufizuar që janë banorë rezidentë në Prishtinë.
- Advertisement -
Ai tha se këtyre dy kategorive do iu shpërndahen nga 80 euro në muajin dhjetor.
Postimi:
Kategoritë e radhës për ndihma:
- Advertisement -
Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilen familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor!