4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

U përleshen mes vete, hoxhallarët nga Drenica tregojnë pse u grushtuan

Rekomandime

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Drenas në mes të dy imamëve të Bashkësisë Islame të Kosovës – hoxhës Osman Musliut dhe sekretarit të BIK-ut në këtë komunë.

- Advertisement -

Bajraktari, ka thënë se është sulmuar në vendin e tij të punës nga Musliu.

“Ka qenë një kacafytje e vogël dhe jo e madhe. Por, ka qenë tentimi i parë nga ana e tij. Ai ka filluar me fyerje që janë shumë të ulëta për një njeri që pretendon të jetë udhëheqës i fesë. Nuk është hera e parë, pasi disa herë kemi pasur probleme me këtë njeri në Këshillin e Bashkësisë Islame”.

Ai ka deklaruar se është çuditur pse të dy janë mbajtur në paraburgim për 24 orë kur është vetë ai që e ka paraqitur rastin në polici.

- Advertisement -

“Kjo është mjaft interesant. Jemi habitur të gjithë se pse ka ndodhur kjo. Unë i pari e kam paraqitur rastin. Unë kam dhënë deklaratë dhe pasi kam arritur në shtëpi jam ftuar sërish që të jap deklaratë dhe është thënë që prokurorja ka dhënë urdhër që të qëndrojmë në paraburgim. Kemi qëndruar 24 orë në paraburgim. Nuk na kanë dhënë asnjë arsyetim – ma kanë dhënë një letër të thjeshtë”.

Ndërkaq, avokati Gazmend Halilaj, i cili mbron hoxhën Osman Musliun, ka deklaruar krejt ndryshe.

- Advertisement -

Halilaj ka deklaruar se hoxhë Musliu fillimisht është provokuar dhe më pas është sulmuar nga pala tjetër, prandaj edhe ka reaguar në vetëmbrojtje.

“Sipas informatave që kemi, kjo ka ndodhur si pasojë e një sërë padrejtësish ndaj të mbrojturit tim nga ana e Këshillit Qendror të Bashkësisë Islame në shtëpinë e së cilës ka kontribuar tash e 36 vjet”.

“Pas fjalosjes së rëndë, ai është sulmuar dhe në pamundësi që t’i ikë sulmit ka vepruar vetëm në mbrojtje të nevojshme duke zmbrapsur sulmin. Klienti im ka qenë i provokuar nga pala tjetër dhe krejt çka ka bërë është se e ka zmbrapsur një sulm të qasshëm kundër jetës dhe trupit. Menjëherë ka vazhduar në një ceremoni të varrimit, pastaj është ftuar nga ana e policisë së Drenasit”.

Ai ka shtuar se i mbrojturi i tij është mbajtur në paraburgim pa të drejtë.

“Policia ka vënë në lajthitje Prokurorin e Shtetit, sepse nuk e ka paraqitur gjendjen faktike dhe klientit im i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë. Prokurori më pas e ka revokuar vendimin, sepse e ka parë që nuk ka arsye që klienti im të qëndrojë në paraburgim”.

Ndërkaq, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Drenas, Valon Bequku, i ka thënë Klan Kosovës nëpërmjet telefonit se është ende herët të flitet lidhur me rastin.

Ai ka thënë se janë edhe videoincizimet që i ka edhe Prokuroria e Shtetit dhe se shumë shpejt do të dihet se kush është fajtori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit