1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Analiza e Ramush Tahirit: Zgjedhjet në shkurt, Qeveria e re LVV-PDK ose LDK-PDK

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është koha që postin e presidentit ta ketë partia e tyre.

Ai ka thënë se ende nuk kanë emër për kandidat dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nëse nuk kanë një emër gjatë muajit dhjetor.

- Advertisement -

Në anën tjetër, më i zëshmi për këtë post, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon të ketë ambicie të mëdha dhe se nëse ai nuk e merr këtë post, partia e tij do të dalë nga koalicioni qeverisës.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën “Bota sot” se afati Kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është dy muaj nga nisja e procedurës dhe zëvendësimi i tij mund të bëhet deri në gjashtë muaj.

Ka një muaj që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje dhe ende asnjë procedurë zyrtare për kandidimin përkatësisht nominimin e kandidatit nuk e kemi.

- Advertisement -

Afati Kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është dy muaj nga nisja e procedurës përkatësisht nga mbetja vakant e postit të Presidentit, e që duhet patjetër të zgjidhet i riu.

Pra nga dorëheqja e tij, edhe pse Kushtetuta nuk e njeh institutin e dorëheqjes, nga vdekja e tij, apo nga shkarkimi i tij, apo nga shpallja e tij nga komision kompetent mjekësor, i paaftë për të ushtruar detyrë, Institucioni i zëvendësimit të tij deri në gjashtë muaj nënkupton tërheqjen e përkohshme apo mosmundësinë e përkohshme të ushtrimit të funksionit, nga shkaqe shëndetësore nga mungesa për ndonjë arsye.

- Advertisement -

Por të gjitha këto duhet të konstatohen dhe të pranohen nga institucioni kompetent përkatës pra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Tahirit, shihet qartë se partitë duan ta zgjedhin presidentin në Kuvend ndërsa nisma e VV-së për mocion të mosbesimit nuk i ka votat e mjaftueshme.

Duket se partitë politike nuk janë të interesuara që ta zgjedhin Presidentin në Kuvend.

Duket se nuk mund të merren vesh për kandidatin konsensual, partiak apo jopartiak dhe duket se Qeveria edhe pse nuk i ka tash 61 vota në Kuvend nuk dëshiron të tërhiqet përderisa opozita nuk i ka votat e nevojshme ta rrëzojë me mocion votëbesimi. Nisma e Vetëvendosjes për votimin e mosbesimit të Qeverisë Hoti nuk po i bën 40 nënshkrime as me u procedurë për rend të ditës në Kuvend në mënyrë që Qeveria të rrëzohet më së paku 61 vota.

Edhe nëse bëhen bashkë VV dhe PDK nevojiten edhe votat e Listës Serbe ose të minoriteteve të tjera që me u bë numri i mjaftueshëm i votave”, është shprehur politologu.

Tutje, ai përmend kandidimin e Haradinajt për president që nuk e ka përkrahjen e koalicionit, nga Nisma është përmendur Limaj e nga LDK ende nuk kanë emër por më parë ishte deklaruar Isa Mustafa.

Në ndërkohë kemi propozimin publik por të pa dorëzuar në Kuvend që Ramush Haradinaj të kandidohet për President.

Kjo nuk ka hasur në përkrahje të partnerëve të koalicionit qeverisës as të minoriteteve as të Listës serbe as të Nismës socialdemokrate as të LDK e le më të ketë përkrahje nga partitë opozitare PDK dhe VV.

Gjithashtu në publik është thënë se Nisma do të kandidojë liderin e sajë Fatmir Limaj, ndërsa tash po kemi deklaratën e Lutfi Hazirit se ky post duhet t’i takojë LDK –së dhe se ajo do ta ketë kandidatin e saj.

Më herët lideri i LDK Isa Mustafa ishte deklaruar se posti i Presidentit do të duhej t’i takonte në bazë të forcës politike dhe në Kuvend PDK nëse LDK e ruan postin e Kryeministrit”, ka vlerësuar Ramush Tahiri për “Bota sot”.

Ai ka thënë se nuk e di nëse Haziri ka menduar që ta ndërrojë postin e kryeministrit me atë të presidentit, duke ia dhënë PDK-së kryeministrin apo që PDK t’i bashkohet qeverisë.

Nuk dihet Lutfi Haziri a ka menduar që të ndërrojë postin e Kryeministrit duke ia dhënë PDK dhe duke e marrë LDK postin e Presidentit si ka bërë në të kaluarën në të gjallë të Ibrahim Rugovës, apo ka menduar që PDK do t’i bashkëngjitet Qeverisë duke marrë vetëm poste ministrore.

Si ka rrjedhur në publik Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar postin e Presidentit dhe të pesë ministrave në mënyrë që t’i bashkëngjitet Qeverisë Hoti që tash për tash duket e pamundshme sepse nuk ka gatishmëri të zgjerohet Qeveria me ministra të rinj duke e rritur numrin e kabinetit qeveritar, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës nuk kanë vullnet që t’i lëshojnë vendet ministrore në favor të hyrjes në Qeveri të PDK –së”, ka theksuar Tahiri.

Sipas tij, edhe pse Kosova nuk shuhet për respektim të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, patjetër se do të respektohen pasi procedurat ashtu edhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Tahiri thotë se duhet të jenë 80 deputetë në sallë por që pa VV-në dhe AAK-në është e pamundur të arihet kuorumi.

Së pari që mbledhja e Kuvendit nuk mund të mbahet nëse nuk janë në sallë së paku 80 deputetë në mënyrë që në votimin e tretë ndërmjet dy kandidatëve të zgjedhet presidenti me së paku 61 vota, pra me shumicën e të gjithë deputetëve.

Kuorumi i mbledhjes pa pjesëmarrjen e Vetëvendosjes dhe AAK është e pamundur të krijohet në kohën kur AAK është deklaruar që ose Ramush Haradinaj për President ose vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo edhe pse askush nuk është as i amnistuar e as i sigurt se nuk do të thirret dhe nuk do të arrestohet nga Gjykata speciale në Hagë”, ka thënë ai.

Politologu më tutje shton se tani shihet se nuk ka mundësi që të arrihet konsensus për zgjedhjen e presidentit dhe gjasat për zgjedhje janë deri në shkurt 2021.

Tash nuk duket se ka ndonjë mundësi që të arrihet ndonjë konsensus dhe që të zgjidhet Presidenti nga kjo përbërje e Kuvendit.

Gjasat janë që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare më së largu gjatë muajit shkurt të vitit 2021. Kjo ose me vet shpërndarje të Kuvendit ose me dorëheqje të Qeverisë Hoti.

Të mos harrojmë se me vendim të Gjykatës Kushtetuese sa herë rrëzohet Qeveria vendi nuk shkon në zgjedhje por bëhet përpjekje tri herë me Mandatar të ri që të votohet në Kuvend Qeveria.

Kjo nuk është tri herë brenda një mandate katërvjeçar por sa herë të bie Qeveria dhe të ketë mundësi të zgjedhjes së një të reje”, ka theksuar ai.

Tahiri vlerëson se me këtë sistem zgjedhor, VV, LDK dhe PDK do të jenë partitë e mëdha në Kuvend dhe do të krijohet koalicioni VV me PDK ose LDK ose LDK me PDK dhe se VV e vetme nuk do të mund ta bëjë qeverinë e vetme dhe një qeveri PDK dhe LDK duket e pamundur, andaj ka mundësi që vendi të shkojë dy herë në zgjedhje në vitin e ardhshëm.

Me këtë sistem zgjedhor, zgjedhjet e reja parlamentare pra do të sjellin tri parti të mëdha në Kuvend, VV, LDK dhe PDK dhe Qeveria detyrimisht do të krijohet me koalicion prej së paku dy partive të mëdha, pra VV me PDK ose LDK ose LDK me PDK. Duket se Vetëvendosje nuk do të fitojë aq deputetë sa e vetme ose me minoritetet ta formojë Qeverinë dhe gjithashtu do të duket e pamundshme një Qeveri me PDK dhe LDK, edhe për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarje të posteve të pushtetit.

Prandaj gjasat janë që Kosova gjatë vitit të ardhshëm të shkojë dy herë në zgjedhje parlamentare në periudhën shkurt – maj që të dilet nga kriza sistemore edhe politike edhe institucionale, nëse raporti i forcave në Parlament do të jetë i ngjashëm me çka e kemi deri sot atëherë mundësi imponuese mbetet një Qeveri ekspertësh ose një Qeveri gjithëpërfshirëse e cila do të bëjë reformën e sistemit zgjedhor dhe ndryshimet e nevojshme ligjore e kushtetuese”, ka shtuar Tahiri.

Ai thotë se do të ishte më mirë që presidenti të zgjedhet direkt nga populli.

Që Kosova të ketë shumë njësi zgjedhore, që një qytetar të ketë një votë e jo pesë si është tash dhe që Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Kjo është si parakusht që të ndryshohet raporti i forcave në Kuvend, sepse nuk do të kishim prag apo census zgjedhor, nuk do të kishim parti regjionale në kuptimin e tashëm, nuk do të kishim vota të humbura që shpërndahen te partitë fituese si dhe do të kishim deputetë që e përfaqësojnë më shumë qytetarin dhe mjedisin ku zgjedhen se sa partinë politike dhe sidomos liderin e saj”, ka deklaruar Ramush Tahiri për “bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit