7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qeveria tregon a mbahet mësim nesër në krejt Kosovën

Rekomandime

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kanë bërë të ditur se në të gjitha institucionet arsimore në vend, ditën e nesërme do të punohet me orar të rregullt.

- Advertisement -

Përkundër që nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, është thënë se të hënën do të pushohet për shkak të festës së 28 nëntorit, vendimi për zhvillimin e mësimit do të duhet të përfillet nga të gjithë.

Antigona Baxhaku, këshilltare politike e kryeministrit Avdullah Hoti, ka thënë, se dita e nesërme është ditë e rregullt e punës, andaj edhe në institucionet arsimore në vend, do të punohet me orar të rregullt.

“Dita e hënës është ditë e rregullt e punës në të gjitha institucionet shtetërore. Në institucionet arsimore në të gjitha nivelet do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti-Covid të ndërmarra nga Qeveria”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Ndërsa, edhe nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur për Express se qëndrimi i tyre është i njëjtë me atë të kryeministrit Hoti, edhe pse nuk është përkrahur nga SBASHK-u.

Nga kjo ministri kanë thënë se mësimi do të zhvillohet në të gjitha shkollat në Kosovë.

- Advertisement -

Mirëpo, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, po vazhdon të mos lëshojë pe përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Nga SBASHK-u është thënë se bazuar në kalendarin e vitit shkollor, dita e hëne do të jetë pushim dedikuar festës së 28 nëntorit.

Sipas tyre, punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë të pushojnë të hënën për të ndjekur atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin për heronjtë e dëshmorët e kombit, që i sollën lirinë këtij trualli.

“Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdorët për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën e madhe të flamurit kombëtar. SBASHK-u kujton se punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse”, ishte thënë nga kjo sindikatë.

Ndërsa, edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur sot se për shkollat dhe institucionet komunale, dita e nesërme do të jetë ditë pune.

Ai ka thënë se pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një̈ ditë e humbur është̈ e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë.

Kryeministri Avdullah Hoti, më 27 nëntor ka marrë vendim që dita e hënë, të jetë ditë e rregullt e punës.

Ai ka bërë të ditur se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit