7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pamje nga burgu ku po qëndrojnë Thaçi e të tjerët

Rekomandime

Pas arrestimit te ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi më 5 nëntor u transhferuan në Hagë me një avion ushtarak.

Pas disa paraqitjeve në kuadër të procesit gjyqësor të cilët akuzohen për krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë si dhe për 100 vrasje ata aktualisht gjenden në paraburgim, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” nga Haga

- Advertisement -

Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit (DMU) e KSC siguron mirëqenien e të Burgosurve në një mjedis të sigurt. Ky burg gjendet jashtë Hagës, në periferi, respekivisht në Haaglanden të Scheveningen.

Haaglanden, ështe një burg unik në Holandë. Ky burg është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë. Kjo mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikiatrik. Ose një kombinim i të dyjave. PI Haaglanden është e vendosur në Scheveningen dhe mund të strehojë rreth 200 të arrestuar. Përveç kësaj, të dyshuarit janë vendosur gjithashtu këtu para Tribunaleve Ndërkombëtare.

Thaci nuk i mungon ajri i pastër as peisazhi dhe bukuritë natyrore në Hagë

- Advertisement -

Të paraburgosurit janë vendosur në mjediset e paraburgimit, të cilat menaxhohen dhe administrohen nga Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit (“DMU”) nën autoritetin e Sekretarit. Mënyra se si administrohen institucionet e paraburgimit pasqyron kërkesat kryesore të trajtimit njerëzor dhe respektimit të dinjitetit njerëzor, sigurisë. Rregulloret që rregullojnë objektet e paraburgimit, janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht për trajtimin e personave të privuar nga liria. Në veçanti, ata marrin parasysh Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve (“Rregullat Mandela”) dhe Rregullat Evropiane të Burgjeve.

- Advertisement -

Dhomat e Specializuara të Kosovës po ashtu përmes gazetës zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” kanë njoftuar se Ambientet e Paraburgimit inspektohen dhe monitorohen nga ICRC. Kjo do të thotë që ICRC mund të kryejë inspektime të rregullta, të paparalajmëruara dhe të pavarura të Institucioneve të Paraburgimit në mënyrë që të shqyrtojë kushtet e paraburgimit dhe të sigurojë pajtueshmëri me të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e pranuara të trajtimit.

Një ekip prej 170 personash dhe 44 milionë euro në vit

Në qytetin e Hagës përveç prokurorëve dhe hetuesve është edhe një numër i madh njerëzish, që punojnë në kuadër të gjykatës, regjistrit dhe këshilltarëve të mbrojtjes dhe viktimave. Regjistri bën përkrahjen administrative të gjykatës dhe prokurorisë. Në këtë pjesë punojnë mbi 100 persona që së bashku me prokurorinë arrijnë numrin prej 170 të punësuarve ndërkombëtarë, të cilët paguhen nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja dhe përkrahen me donacione shtesë nga Zvicra, Norvegjia dhe Turqia.

Të paraburgosurve u lejohet qasja ditore në ajër të pastër dhe ushtrime fizike, si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme rekreative. Atyre u lejohet të lexojnë dhe shkruajnë materiale dhe kanë qasje në një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare…” ka thënë sot për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” znj.Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara.

Mësohet po ashtu se Thaçi, Veseli me shokët po ashtu mund të luajnë shah, futboll, dhe lojëra tjera…

Përveç kësaj, sipas znj. Gripe, të burogsurit kanë mundësi të përdorin programe radio dhe televizive të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme, që do të thotë se ata edhe mund të falen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit