14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Fati i Qeverinë Hoti, nis seanca në Kushtetuese

Rekomandime

Ka nisur seanca publike në Gjykatë Kushtetuese ku do të diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në seancën ku u votua Qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Gjashtë muaj më parë, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ishte ankuar në Kushtetuese duke deklaruar se Qeveria është jolegjitime, pasi që vota e 61-të e saj është dhënë nga deputeti Etem Arifi që ishte i dënuar me vendim të Gjykatës.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje në këtë seancë përfaqësohet nga deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i partisë Blerim Sallahu. Qeveria nga juristi Besnik Berisha ndërkaq, zyra e kryeparlamentares nga këshilltar ligjor i Vjosa Osmanit, Artan Murati.

Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe anëtari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj.

Seanca publike ku do të diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi ka nisur në orën 10:00. Për shkak të pandemisë, seanca po zhvillohet online.

- Advertisement -

Palëve të përfshira do t’u jepet mundësia që shkurtimisht t’i paraqesin argumentet e tyre përmes prezantimeve.

Ato duhet të jenë të kufizuara vetëm në fakte dhe në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kërkesën. Kryetari mund t’ia kufizojë secilës palë periudhën kohore të caktuar për këtë prezantim, derisa, gjatë seancës, gjyqtarët mund t’u parashtrojnë pyetje përfaqësuesve të palëve, ose drejtpërsëdrejti cilësdo palë.

- Advertisement -

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Gjykata do të tërhiqet për këshillim. Të njëjtat mbeten konfidenciale, derisa merret vendim për rastin dhe përgatitet projektvendimi i Gjykatës.

Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen, e cila ishte rrëzuar nga pushteti, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jovalide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Për këtë arsye LVV-ja ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese. Cilido vendim i këtij organi mund të sjellë një situatë të re politike në vend. /GazetaExpress/

Seancën LIVE mund ta ndiqni këtu:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit