2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Përforcimi i Vuçiqit nga Franca: Nga i djathti ekstrem e “humanisti” në Kosovë në zyrtar shtetëror

Rekomandime

Ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviq ka emëruar Arnaud Gouillonin, ish-anëtar i organizatës franceze të djathtë ekstremiste islamofobe Blloku Identitar, në krye të Drejtorisë për bashkëpunim me Diasporën dhe serbët në rajon.

Drejtoria për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, organ i Ministrisë serbe të punëve të jashtme, iu besua javën e kaluar 35-vjeçarit Arnaud Gouillon.

- Advertisement -

Ky shtetas serb me origjinë franceze njihet si humanitar dhe drejtor i Fondacionit të solidariteti për Kosovën, themeluar në 2004 pas trazirave të marsit në Kosovë.

Fondacioni me bazë në Francë ka siguruar ndihmë humanitare për enklavat serbe me vlerë gjashtë milion euro gjatë 15 viteve të fundit.

Ministri Nikola Selakoviq deklaroi se Gouillon e meritonte pozicionin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë përmes një lufte të dëshmuar “për pozitë më të mirë të popullit serb në Kosovë dhe për të vërtetën rreth ngjarjeve historike në rajon në tri dekadat e fundit”.

- Advertisement -

Motivet e punës së fundit humanitare të Gouillonit demonstrohen shumë nga biografia e tij e trazuar politike. Zyrtari i fundit shtetëror i qeverisë serbe ka mbështetur në mënyrë aktive politikat anti-emigracion dhe islamofobe në vendlindjen e tij në Francë përmes aktiviteteve të tij në organizatën e krahut të djathtë ekstrem Blloku Identitar.

Grupi është themeluar në vitin 2003 nga anëtarët e Unitetit Radikal. Është ky një grup ekstremist i ndaluar, pasi simpatizuesi i tyre Maxime Brunerie u përpoq të vriste presidentin e atëhershëm Francez Jacques Chirac në vitin 2002.

- Advertisement -

Në të njëjtin vit kur u themelua Fondacioni i solidaritetit për Kosovën, Gouillon u bë udhëheqësi i degës së Rinisë identitare në Grenoble. Ishte pjesëmarrës dhe trainer i arteve marciale në kampin e identikëve, të cilin ai dikur e përshkroi si “shkollë stërvitje për udhëheqësit e ardhshëm të lëvizjes”.

Në videot promovuese, pjesëmarrësit kanë thënë se të bardhët janë bërë pakicë në truallin evropian dhe se duhet të jenë në gjendje t’i përgjigjen sulmit, shkruan portali novosti.com.

Publiku më i gjerë francez e njohu me Gouillon në vitin 2011 kur mori pjesë në tubime parazgjedhore si kandidat i mundshëm presidencial i Bllokut të Identitetit.

Ai përdori retorikë të drejtpërdrejtë islamofobe, duke thënë se i përkiste “gjithçkaje evropiane”, domethënë kombit, kulturës dhe gjakut dhe theksoi se ai ishte “i sojit autokton”.

“Nëse fillon ndërtimi në një xhami afër jush, u takon francezëve t’i marrin gjërat në duart e tyre, së bashku me banorët e lagjes, për të ndaluar atë ndërtim,” mobilizonte ai mbështetësit, duke përhapur paranojë nga “Orientalizimi i Evropës”.

Përjetoi debakël në fushatë sepse nuk arriti të mbledhë mjaft nënshkrime për kandidaturë. Pas një viti u transferua në Serbi dhe forcoi rrugën e tij të bamirësisë në enklavat serbe në Kosovë.

Me ndihmën që synon rindërtimin e shkollave serbe, mbrojtjen e trashëgimisë së krishterë, kujdesin shëndetësor dhe bujqësinë e qëndrueshme, Solidariteti për Kosovën nuk mbron mundësinë e bashkëjetesës së serbëve dhe shqiptarëve në asnjë segment.

I djathti ekstrem në Francë, Gouillon është figurë e adhuruar në Serbi dhe në Republikën serbe. Është fituesi i mirënjohjeve të larta në Serbi dhe Republikën Sërpska, siç është Urdhri i Shën Savës i rendit të parë që ia ka dorëzuar patriarku i atëhershëm Irinej, Medalja e artë e kryetarit të Serbisë nga ish-kryetari serb Tomislav Nikoliq, dhe Karta e Kalorësve të shën Savës Paqësorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit