9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vjosa Osmani nuk ka të drejt të formojë parti politike, e ka vetëm një opsion

Rekomandime

Kosova gjendet para një udhëkryqi politik. Një nga opsionet më të mundshme është shkuarja e vendit në zgjedhje. Si opsion është përmendur edhe formimi i një partie të re politike nga Vjosa Osmani.

Ka qenë vetë Osmani ajo që ka paralajmëruar formimin e partisë së saj, pas ndarjes me LDK-në. Osmani nuk ka dhënë data apo kohë se kur do të ndodhë formimi i partisë.

- Advertisement -

“Ekipi im do të përbëhet nga emra me intergitetë, të cilët shpesh nuk i shohim në televizione. Partia ime nuk do të ketë synime të shumta por e para është sfida e çkapjes së shtetit, problemet e papunësisë e arsimit” kishte qenë paralajmërimi i Osmanit.

Por, në këtë situatë aktuale, kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes nuk ka të drejtë ligjore të formojë parti të re.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka.

- Advertisement -

“Jo, nuk ka të drejtë të formojë parti të re. Këtë nuk mund ta bëjë sa të ushtrojë detyrën si ushtruese detyre e presidentit të vendit. Për të formuar parti të re ajo duhet të japë dorëheqjen nga posti i presidentes” ka thënë Smaka.

Mbetet të shihet nëse Osmani gjatë javëve në vijim, do të zgjedhë opsionin e dorëheqjes si ushtruese e detyrës së presidentes për të zgjedhur opsionin tjetër, formimin e një partie të re politike në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit