Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se miratimi i Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike të premten është një lajm i mirë për vendin.
Ai tha se izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi.
Postimi:
Pas një vonese të gjatë, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi.
Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë.
Kosova me të gjitha kapacitetet, por edhe me ndihmën e aleatëve strategjik, duhet të orientohet drejt rimëkëmbjes.
Të bashkuar si popull, por edhe si klasë politike, mund ta tejkalojmë edhe këtë krizë.
RH