Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si person të shkathët në bërjen e propagandës.
Në pyetjen se a është Lidhja Demokratike e gatshme për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, Mustafa tha se janë të gatshëm t’i dalin përballë Kurtit, qoftë në zgjedhje të përgjithshme, qoftë në ato lokale.
“Ky është mjaft i shkathët në propagandë. Ne nuk i frikësohemi zgjedhjeve.
Ne i dalim përballë Albin Kurtit, qoftë në zgjedhje të përgjithshme, qoftë në ato lokale”, ka thënë Mustafa në Klan Kosova.