Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli e ka quajtur komunist, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Kjo erdhi pasi Mustafa e akuzoi Vjosa Osmanin se ka përdorur gjuhë komuniste në një status në Facebook ndaj tij.
“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, shkroi Avdyli.