0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bulliqi për Mustafën: Është matufosur, s’i zihet për të madhe se çfarë deklaron!

Rekomandime

Fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën që lamë pas në Podujevë, u atakua mbrëmë nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ky i fundit në emisionin “Rubikon”, ka akuzuar Shpejtim Bulliqin, duke e quajtur fajtor për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Jam shumë i bindur se po, edhe Bulliqi edhe disa të tjerë që akoma janë LDK dhe disa të tjerë që me një këmbë janë në LDK dhe me një tjetër jashtë LDK-së.

Tashti unë nuk po i cilësoj si emër, mirëpo ata janë deklaruar kundër, sepse po të votonin deputetët tanë ne e kalonim demarkacionin dhe e kishim liberalizimin e vizave”, u shpreh Mustafa.

Bulliqi, në një përgjigje për IndeksOnlinen, tha se Mustafa e di shumë mirë se ku është pengesa e procesit të liberalizimit të vizave, duke thënë se “nuk i zihet për të madhe” se çfarë deklaron ai, pasi që është matufosur.

- Advertisement -

Po z.Mustafa e di shumë mirë se ku është pengesa e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ata që i ka në krye të institucioneve të korruptuara dhe me akuza për korrupsionin, janë shkaktari kryesor, por meqë është matufosur pak, atij edhe nuk i zihet për të madhe çka deklaron.

E sa i përket territorit, u ka dhënë malazezëve, për këtë do ta vrasë ndërgjegja tërë jetën, por edhe për këtë ai tashmë është i mësuar nga e kaluara e tij”, ka thënë kryetari i ri i Podujevës.

- Advertisement -

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 29 nëntorit, ndërsa Bulliqi nga Vetëvendosje, arriti të fitonte me 51.09 %.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit