4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Spektakël në Nju-Jork, qendra Rockefeller ndez pemën e Krishtlindjeve

Rekomandime

Ndezja e pemës së Krishtlindjeve në Qendrën Rockefeller shënoi nisjen e sezonit festiv në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara.

- Advertisement -

Eventi zgjati dy orë dhe në të performuan emra të njohur të muzikës amerikane, por edhe komedianë. Megjithatë, për shkak të pandemisë nuk pati spektatorë.

Sezoni i festave nisi zyrtarisht në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara. Qendra Rockefeller mbajti eventin e 88-të të përvitshëm të ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve. Ceremonia 2-orëshe u transmetua nga NBC me disa shfaqje virtuale të yjeve si Dolly Parton dhe komediani Jimmy Fallon, i cili këndoi klasiken e Mariah Carey, “All I want for Christmas is you”.

Gwen Stefani, mes tjerash, interpretoi këngën e saj të re “Here this Christmas”, përpara se të vinte momenti i ndezjes të më shumë se 50 mijë dritave shumëngjyrëshe.

- Advertisement -

Butonin e shtypi kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill De Blasio dhe drejtuesi i qendrës Rockefeller, Tishman Pseyer. Pema e Krishtlindjeve është 23 metra e gjatë dhe peshon 11 tonë. Spektatorët nuk u lejuan në ceremoni, për shkak të pandemisë koronavirus. Zakonisht ky lloj eventi tërheq qindra banorë dhe turistë.

Megjithatë, ata do ta kenë mundësinë të vizitojnë pemën magjepsëse me anë të biletave të prenotuara nga vizitorët gjatë sezonit festiv. Koha që do të kenë në dispozicion për të parë nga afër dhe shkrepur fotografi pranë pemës madhështore të Krishtlindjeve do të jetë 5 minuta për person dhe vetëm në vendet e shënuara nga organizatorët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit