Analisti Ardian Kastrati ka thënë për kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti nuk do të bëhet më kurrë kryeminsitër.
Derisa Ramush Tahiri thoshte “Kur është zgjedhur, Kurti ka qenë i vetmi që e ka parapa që s’ka me zgjatë”, Kastrati tha se Kurti s’bëhet më kryeministër.
“Kurrë s’bëhet kryeministër. Kurrë më s’bëhet kryeministër. Ai njeri e ka zëvendësu unin e tij me botën e jashtme”, është shprehur Kastrati në RTK.
Kujtojmë se VV’ja doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Pas një drame të gjatë me LDK’në, arritën që ta bëjnë koalicionin qeverisës me Kurtin kryeminsitër.
Kurti qeverisi vetëm 45 ditë, për të dhënë dorëheqje më pas pasi shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliun.
Pasi LDK’ja e inicioi mocionin e votëbesimit dhe e shkarkoi Kurtin nga pozita e kryeminsitrit, qeverinë e bëri me AAK’në dhe Nismën.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese po e hedh në dyshim se a është në të vërtetë e ligjshme kjo qeveri për shkak se një nga 61 deputetët që e votoi atë, doli se kishte probleme me drejtësinë.