11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Pse shqiparët në hapësirën e vet etnike në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut nuk i gëzojnë të drejtat kombëtare me konventat evropiane…?

Rekomandime

Shtetet e Ballkanit po ngurrojnë për të përmbushur,,standardet,, e BE-së për anëtarsim në institucionet e popujve të bashkuar dhe të lirë të Evropës.

Cili është kriteri (akual)kur në Mal të Zi,i zgjedhuri për institucionet e këtij sheti, Dritan Abazi(viq)nuk ka të drejtë të shkruaj dhe të flasë në gjuhën shqipe në parlamentin malazez në Podgoricë(!).Tashti i riu shqiptar i zgjedhur në qeverinë aktuale pas zgjedhjeve,në opinion dhe në rrugët tjera zyrtare,përkatësia e tij kombëtar(lexo:shqiptare)shkruhet me ,,rregullat,,e gjuhës malazeze në cirilicë dhe prapashtesën sllave(viq),madje në kur ky shtet po orvatët që të marrë dritën jeshile për anëtarsim në institucionet relevante të BE-së në Bruksel.

- Advertisement -

Nuk di a janë në dijeni përfaqësuesit e BE-së në Bruksel se si i kanë punët dhe të drejtat e pakicës kombëtare(shqiptare)në Mal të Zi,kur e kur përkatësia kombëtare e tyre shkruhet në cirilicë me (viq)mbrapa sikurse në kohën e Kral Nikollës dhe të kohës së regjimit të ish-Jugosllavisë.

Asgjë nuk ka ndryshuar!Mali i Zi me skenarët e rinj evropianë dhe me (ligjet)e dikurshme të kralit dhe të komunizimit ish-Jugosllav ndaj shqiptarëve në hapësirën e vet etnike.
Për këtë lojë dhe dora e pushtetit malazezë kundër shqiptarëve,e ka fajin para vetit Dritan Abazi(viq),që nuk del para opinionit të gjerë të Evropës dhe para Brukselit,që të kërkojë të drejtën demokratike dhe kombëtare për hisen e vet në këtë shtet i luhatur nga erërat e Serbisë e Rusisë,për të shkruar,për të folur bashkë me simbolet kombëtare të gjuhës shqipe dhe të flamurit!

Dritan Abazi(viq)në Podgoricë si përfaqësues legjitim i qeverisë,mos lejoni të nëpërkëmbet e të denigrohet gjuha shqipe e lashtë indoevropiane sa vetë Evropa,që mbiemrin tuaj të shkelin me të dyja këmbët regjimi unitar në Mal të Zi(sic!).

- Advertisement -

Për shtetin e Malit të Zi,Dritan Abazi e jo Abazoviq(sic!).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit