Deputetja e LDK-së, Marigona Geci ka bërë sqarim se pse e ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e seancave të jashtëzakonshme për votimin e Rimëkëmbjes.
Ajo ka thënë se nuk dëshiron që t’ia bashkangjes nënshkrimin e saj iniciatës së PDK-së.
“Në emailin tim zyrtar dje më erdhi kërkesa zyrtare e PDK-së për seancën e jashtëzakonshme për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Atëherë si rrjedh pyetja që unë e kam nënshkruar Nuk dua dhe nuk ja bashkangjes nënshkrimin tim iniciativës të PDK-së”, tha Geci.
Ajo akuzoi PDK-në, duke ua përmendur edhe ish-kryetarin e partisë, Kadri Veseli i cili gjendet në pargaburim në Hagë.
“Ju vuajtjet tona para disa ditësh na keni marrë si dobësi e si ligësi, por tani do t’ju tregojë që nuk jemi të dobët e as të ligë.
Nënshkrimin tim e kam tërhequr nga iniciativa e PDK-së, sepse edhe më herët kam pasur informacione, por tani e di saktë nga një aktakuzë publike që ish-kryetari i partisë suaj është i dyshuar për vr.asjet politike në Kosovën e pasIuftës.
Ju keni menduar që ne si familjarë të viktimave të dhunave politike që kanë ndodhur pas Iuftës nuk kemi guxim të flasim të vërtetën“, tha Geci, e cila iu ndalua fjala nga kryesuesja Nagavci.