Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti është deklaruar rreth miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjes Ekonomike.
Ai ka dhënë detaje rreth procedurave që qytetarët duhet t’i ndjekin për t’i tërhequr paratë.
“Pas 8 ditësh, do të hapet sistemi online, me precedura shumë të thjeshta. Jam shumë i kënaqur që përmes miratimit të këtij ligji e zbatojmë pjesën më të madhe të programit tonë për rimëkëmbje”, është shprehur ai.
U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19.