Ka përfunduar me sukses grumbullimi i të hollave për të riun nga Suhareka, Egzon Sadikaj. Sipas portaleve lokale deri më tani atje është mbledhur shuma prej 100 mijë eurove.
Fanpage e fshatit Sopijë të Suharekës, ka njoftuar në Facebook, se ka përfunduar me sukses grumbullimi i të hollave për të riun nga Suhareka, Egzon Sadikaj.
Së bashku me paratë që kanë dhuruar qytetarët dhe paratë që pritet të lëshojnë Qeveria, pritet që të arrihet shuma e kërkuar për shërimin e Egzonit. Sipas portaleve atje shuma e arritur është 100 mijë euro.
Bashkfshatarët kanë falënderuar të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët në shtetet e ndryshme të Europës, dhe Amerikës.
Më poshtë njoftimi i tyre.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=681682835871772&id=338618980178161