Ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare punëtori shumëvjeçar i Dritës, Naser Sylejmani.
Sylejmani, që gjysmën e jetës e kaloi si ekonom i kampiones aktuale kosovare, u nda nga jeta të premtën në orët e pasditës.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë klubi gjilanas përmes rrjeteve sociale, teksa u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes dhe të afërmve të tjerë.
Më poshtë edhe njoftimi mortor i para pak çasteve.