Sot ka ndërruar jetë mjeku i njohur kosovar, Gëzim Berisha si pasoj e koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Ali Berisha, transemton Indeksonline.
Gëzim Berisha ishte mjek i UÇK-së që shëroj shumë ushtarë nga plagët e luftës/
Postimi i plotë i Ali Berishës:
Të trishtuar nga vd.ekja jote e hershme Dr. Gëzim Berisha. Tërë jetën ishe i përkushtuar në shërbim për të mirë ndaj të tjerëve. Erdhe nga Shqipëria në rrethana të jashtëzakonshme me perpjekje mbinjerëzore që të na ndihmoje në sherim të të plagosurve në luftë. Ishe veteran i vërtetë i UÇK-së. Me profesionin e doktorit, si specialist i pediatrisë ishe në shërbim të vazhdueshëm në këtë kohë pandemie në shërim të femijëve dhe të sëmurëve me Covid-19. Kjo sëmundje të mori edhe ty Dr. Gëzim. Gjithmonë do të kujtohen veprat tua në shërbim të popullit dhe vendit. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Dr. Gëzim!