11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

1 mijë e 87 persona kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Rekomandime

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në Kosovë në muajin mars të këtij viti, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1 mijë e 87.

- Advertisement -

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, IKSHP ka njoftuar se 14 perona të infektuar me coronavirus kanë ndërruar jetë, shkruan Kosova Ime.

IKSHP njofon se aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 13.469.

Numri total i rasteve pozitive është 42.337 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2..

- Advertisement -

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821.

IKSHP ndërkaq vazhdimisht u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti-Covid, të mbajnë maskat, e distancën. (Kosova Ime)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit