Televizioni serb “Nova S” në transmetimin e tij ka publikuar një hartë të shtetit serb, e ku Kosova nuk është pjesë e saj.
E kjo ka shkaktuar reagime të “çmendura” në Beograd, përderisa një veprim i tillë nga mediumet e tjera të shkruara atje është cilësuar si “skandal”.
Fotografia dhe raportimet në lidhje me këtë hartë të publikuar kanë bërë xhiro në rrjete sociale.