Gjatë ditës së djeshme është publikuar nga PE një studim i cili ka nxitur reagime të mëdha një studimi i bërë për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në të cilin thuhet se qeveria e Albin Kurti është rrezuar “nga një operacioni dezinformues amerikan”.
Shkak i këtyre reagimeve ishte lidhja e autorit të studimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky raport u cilësua nga shumë persona si manipulim nga ana e kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Në lidhje me këtë temë, profesori universitar Enver Bytyçi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që ky studim nuk duhet të vihet në pikëpytje sepse është publikuar nga Komisioni i Jashtëm i këtij parlamenti.
Profesori thotë që fushatat dezinformuese janë pjesë e komploteve që gjenden brenda vendit, siç përmendet ish-presidenti Thaçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe të Listës Srpska. Ndimës në komplot u bënë edhe Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Ndërsa kamikaz i atij komploti ishte Agim Veliu.
Bytyçi shton edhe faktorët e jashtëm që ishin pjesë e këtij komploti siç ishte Richard Grenell, Aleksandër Vuçiç dhe padyshim edhe miku i Baton Haxhiut, Sergei Lavrov i Moskës, si në çdo komplot dhe intrigë politike, edhe në këtë rast pjesë e skenarit ishte dezinformimi.
“Studimi ishte porosit nga Komisioni i Jashtëm i këtij parlamenti dhe si i tillë duhet të konsiderohet si një studim i saktë dhe i pakontestueshëm. Përveç të tjerave në atë studim flitet edhe për fushatën dezinformuese në pranverën e këtij viti, me qëllim rrëzimin e qeverisë së VV-LDK, të kryesuar nga Albin Kurti. Fushatat dezinformuese janë pjesë e komploteve. Pa dashur të shtoj ndonjë opinion timin për zotin Kurti dhe punën e tij në qeveri, gjë për të cilën kam rezervat e mia, fakt është se qeveria Kurti u rrëzua përmes një komploti. Komplotistët tashmë i njeh gjithë Kosova. Brenda Kosovës ata patën emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, të mjeranit në krye të LDK-së, Isa Mustafa dhe të Listës Srpska. Ndimës në komplot u bënë edhe Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Ndërsa kamikaz i atij komploti ishte Agim Veliu. Ndër faktorët e jashtëm pjesë e komplotit ishte Richard Grenell, Aleksandër Vuçiç dhe padyshim edhe miku i Baton Haxhiut, Sergei Lavrov i Moskës. Si në çdo komplot dhe intrigë politike, edhe në këtë rast pjesë e skenarit ishte dezinformimi”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.