7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A ka sinjale të afrimit mes VV-së dhe AAK-së?! – Sqarohen nga partia e Albin Kurtit

Rekomandime

Zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar një përafrim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pasi kreu i kësaj partie të fundit ka kritikuar ashpër PDK-në, gjersa i ka quajtur edhe “hajna të klanit pronto”, shkruan GazetaBlic.Mirëpo, në lidhje me këto raportime, zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka thënë se qëndrimet e kësaj partie vazhdojnë të mbesin të njëjtat, derisa ka shtuar se nuk është i njoftuar për ndonjë takim mes këtyre partive.“Unë nuk jam në dijeni për raportime të tilla e as për ndonjë takim në mes zyrtarëve tanë dhe atyre të AAK-së me qëllim të përafrimit të qëndrimeve. Qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbesin të njëjtat. Vendi ka nevojë për zgjedhje të reja, prej të cilave do të dalë një Kuvend i ri e funksional, Qeveri e re e legjitime dhe president i ri e unifikues”, ka thënë Kryeziu.

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një debat televiziv ka akuzuar rëndë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), derisa i ka quajtur zyrtarët e kësaj të fundit si “hajnat e klanit pronto”.“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e ‘Prontos’. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, kishte thënë ai, deklaratë kjo që shtoi zërat për një përafrim të mundshëm mes VV-së dhe AAK-së.Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në një bisedë për Gazeta Blic, ka hedhur kritika të ashpëra për ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

I pyetur se a pret bashkëpunim mes AAK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në të ardhmen, sekretari i PDK-së, thotë se kjo gjë për ta nuk është aspak problem.Por, shton se AAK-ja e Ramush Haradinajt, nuk do e kalojë as pragun zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që do të mbahen ato.“Nuk na pengon ajo gjë. Ne jemi në opozitë. Kurdo që mbahen zgjedhjet, ne do të hyjmë për t’i fituar ato zgjedhje. PDK gjithmonë ka ditur që të ulet dhe të gjej zgjidhje për hir të interesit të shtetit. Haradinaj e ka quajtur dy vjet Albin Kurtin mashtrues, dy vjet tjera ka dalë në protesta me të. Ne e njohim të gjithë atë se si është ai. Por, AAK në zgjedhjet e ardhshme nuk do e kalojë as pragun zgjedhor”, ka shtuar Gjoshi.Ndërkaq, deklarata e Haradinajt për PDK-së po shihet po shihet se goditje përfundimtare e PDK-së karshi tij .Analisti Fitim Salihu për GazetaBlic ka theksuar se pikërisht PDK-ja i ka dhënë goditjen e fundit kreut të AAK-së për t’u zgjidhur president i vendit.“Deklarata e mbrëmshme e Ramush Haradinajt kundër PDK-së ia ka dhënë goditjen përfundimtare mundësisë se zgjedhjes së tij si president. Kur kësaj ia shton edhe deklarata e prera nga PDK-ja se nuk kanë vota për Haradinajn president, gjasat për një variant të këtillë zbehen akoma më shumë. Posaçërisht deklarata e tij për “hajnat e Prontos” e ka rrënuar çdo ure eventuale bashkëpunimi mes PDK-së dhe AAK-së”, thotë Salihu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit