8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Dorëzohet Spanja, ja çfarë thonë për Kosovën

Rekomandime

Kombëtarja e Spanjës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese ndaj Kosovës për Kupën e Botës së vitit 2022.

Spanja, është në mesin e vendeve që ende nuk e ka njohur Kosovën, dhe në mediet e tyre menjëherë pas shortit, është raportuar shumë rreth kësaj përballje.

- Advertisement -

Ka pasur nga ato që kanë raportuar se Spanja do të refuzojë t’i zhvillojë ndeshjet ndaj Kosovës, apo do të kërkojë nga FIFA që ato të luhen në stadiume neutrale.

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Aranca Gonzalez Laja, edhe pse nuk i pëlqen përballjet me Kosovën, ka thënë se ato duhet të zhvillohen.

“Duhet të them se ky është një problem që zgjidhet brenda rregulloreve të FIFA-s. Rregullat e tyre po shikohen, jo ligji ndërkombëtar për njohjen e shteteve”, ka deklaruar Laja.

- Advertisement -

“Fakti që ne nuk e mbështetëm Kosovën nuk do të thotë se ajo nuk merr pjesë në gara sportive, në të cilën marrim pjesë edhe të tjerët.

Ne kemi luajtur me ta tashmë në vitin 2018 në Lojërat Mesdhetare dhe në Kampionatin Botëror për hendbollistë të rinj. Ne do të flasim me FIFA-n për të parë se çfarë kushte do të kërkojnë për atë ndeshje dhe si do të jenë ndeshjet kundër tyre”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit