Njoftim i ri: Kujdes gjatë aplikimit për tërheqjen e kursimeve nga TRUST-i

0
278

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike, ka dalë me një njoftim rreth aplikimit për tërheqjen e 10% të kursimeve nga TRUST-i.

Ndryshe, aplikimi për tërheqjen e kursimeve do të fillojë sot në orën 15:00.

Ndërkaq, aplikimi do të bëhet vetëm online përmes faqes (https://www.trusti10.org/Item/Home).

Njoftimi i plotë:

“Të dashur qytetarë. KOS-CERT ju udhëzon që të keni kujdes gjatë aplikimit online për tërheqjen e 10% të kursimeve tuaja nga TRUSTI.

– Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT (https://www.trusti10.org/Item/Home)

– Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS)”.