7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Serbia i shkruan letër Joe Bidenit, i tregon si të veprojë ndaj Kosovës

Rekomandime

Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë në Serbi, Orhan Dragash, i ka shkruar një letër presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, ku i ankohet për rekomandimet e fundit të kongresmenit Eliot Engel lidhur me Kosovën.

- Advertisement -

“Kongresmeni Engel zgjodhi Kosovën si temë diskutimi, si një prej cështjeve më të rëndësishme në Ballkan, pasi ai e ka mision politik Kosovën. Për këtë, në Kosovë është edhe një rrugë me emrin e tij, si një përkrahës i pavarësisë së Kosovës’, thuhet në letër, shkruan Vecernje Novosti.

“Sidoqoftë, rekomandimet e Engel për Kosovën si mision politik, në përfundim të mandatit të tij, nuk janë rekomandime të mira për politikën e ardhshme të jashtme amerikane në Ballkan, e sidomos në Kosovë. Megjithë respektin për ekspertizën dhe reputacionin e pjesëmarrësve që paraqitën pikpamjet e tyre, shpresoj se ju pajtoheni se është një periudhë e hershme për të vendosur lidhur me politikën e ardhshme të jashtme në Ballkan dhe nuk bëhet në mënyrë të atillë përplot konfrontimesh dhe prapa shpinës tonë. Shpresoj se ju do të pajtoheni se pozicionet e pandryshueshme nuk mund të ndihmojnë situatën, sidomos të ardhmen, një e ardhme që do të jetë e karakterizuar me bashkëpunim mes SHBA-së dhe Ballkanit, një periudhë e cila pothuajse ka filluar”, thuhet tutje në letër, përkthen Periskopi.

“Këshillat e profesorit Server dhe të Bugajskit se qëllimi amerikan duhet të jetë drejtimi në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i mirë. Nëse do të ishte kaq e thjeshtë pavarësia e Kosovës, kjo cështje nuk do të zgjaste kaq shumë. Prandaj, është ende në tavolinë, e hapur dhe që pret për një zgjidhje të re. Amerika po punon për të gjetur një zgjidhje dhe kjo është e mirëseardhur si nga Beogradi poashtu edhe nga Prishtina. Fatkeqësisht, profesori Server është ende një avokat i taksës së Kosovës ndaj Serbisë dhe kjo ka shkurtuar kapacitetet negocuese midis Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet tutje në letër.

- Advertisement -

Ashtu sic keni deklaruar gjatë vizitës tuaj në Beograd gjatë vitit 2016 dhe në bisedimet me atëherë kryeministrin e tani presidentin Aleksandër Vuciq:’Serbia është e sukseshme, në historinë tonë të gjatë gjërat nganjëherë nuk shkuan mirë, por jam i lumtur se tani kemi filluar një kapitull të ri në respektin e ndërsjellë”. Po ua kujtojmë këtë, sepse po atë ditë, ju keni shprehur edhe keqardhjen për viktimat e bombardimeve të NATO-së, gjë që ishte mjaft prekëse dhe një gjest i madh nga ana juaj. Në historinë tonë të përbashkët 140 vjecare, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë aleatë të fortë dhe krah njëra-tjetrës në luftëra. Të dy vendet tona janë të gatshme për të forcuar aleancën, pas një periudhe konfrontimi gjatë dy dekadave të fundit. Tani është mundësia më e mirë për ta bërë këtë. Ju vetëm duhet të ndiqni besimin tuaj dhe përgjegjësinë shtetërore, për një Ballkan dhe Serbinë si dhe t’i lëmë anash raportet e ngrira të së kaluarës, raporte të cilat – së bashku – duam t’i ndërtojmë në në të ardhmen”, thuhet tutje në letër./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit