5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Selimi tregon se si do t’i paguajë Kosova avokatët e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Rekomandime

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Kosova e ka për obligim të mbrojë pastërtinë e UÇK-së, prandaj kjo duhet të bëhet edhe përmes pagesës së mbrojtjes së avokatëve të të akuzuarve të Dhomave të Specializuara.

- Advertisement -

Derisa në të kaluarën mbrojtja u pagua nga dashamirë, Selimi thotë se tani Kosova është shtet më i fortë dhe duhet ta bëjë këtë vetë.

“Shteti ynë është ndërtuar mbi ato vlera dhe parime të UÇK-së, andaj e kemi obligim që ato vlera dhe atë luftë ta mbrojmë institucionalisht. Prandaj, është bërë ai ligj që më obligon mua dhe Ministrinë e Drejtësisë që t’i ndihmojmë të gjithë të akuzuarit potencialë nga Dhomat e Specializuara”.

Nga ky ligj kanë dalë tri udhëzime administrative që e rregullojnë mënyrën se si mbrohen personat e akuzuar nga Specialja dhe Selimi thotë se në bazë të ligjit ka pranuar edhe disa kërkesa nga mbrojtja, të cilat do të paguhen në tri parametra.

- Advertisement -

“Ne do t’i shikojmë tarifat e Odës së Avokatëve të Kosovës, do t’i shikojmë tarifat e Odës së Avokatëve të Holandës,dhe do t’i shikojmë tarifat e odave të avokatëve nga shteti prej nga vjen avokati. Këta tre parametër do të jenë të mjaftueshëm që të aprovohet apo të hidhet poshtë kërkesa e këtyre avokatëve. Këtë do ta bëjë një komision i përbërë nga shërbyesit civilë që e kanë kaluar procesin e verifikimit nga AKI dhe që e kanë letrën e shtetit që të punojnë me ato kërkesa”.

Selimi në Info Magazine ka thënë se si i emëruar politik është më mirë për të që të mos përzihet në çështje të avokatëve dhe këtyre pagesave dhe se e konsideron komisionin profesional që të kryejë këtë punë.

- Advertisement -

Për të gjithë të akuzuarit aktualë dhe potencialë janë ndarë 20 milionë euro.

Ndërkaq, për iniciativat e reja për krijim të fondacioneve për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë, Selimi ka thënë se Kosova e kryen obligimin e saj, por nëse dikush do që të mbrohet me para të veta apo të fondacioneve mund ta bëjë.

Gjithashtu, për krijimin i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, Selimi tha se është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për brezat e ardhshëm, prandaj shtoi se është i lumtur që është votuar nga kabineti qeveritar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit