Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe ushtruesja e detyrës së postit të Presidentit, ka bërë të ditur se ka formuar një parti të re politike.
Osmani në RTK ka thënë se janë duke punuar dhe janë në progres dhe se vetëm po i presin zgjedhjet që të dalin para qytetarëve.
“Unë do të garojë me një listë të re e cila do të ketë bazën e integritetit jemi duke punuar dhe jemi në progres e sipër dhe do të kemi një përfaqësim në kuvend, jemi duke punuar në këtë drejtim dhe jemi duke pritur zgjedhjet që të dalim, jemi njerëz me integritet dhe mezi po presim që të dalim dhe të përballemi me qytetarët”, ka thënë Osmani.
Tutje ajo ka shtuar se shumë shpejt do të dalin edhe me emrin e partisë, logon dhe njerëzit të cilët janë pjesë e këtij subjekti të ri politik.