2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

“A marrin vesh nga boksi këta”, Marku barazon me Stewart dhe tërbohet

Rekomandime

Florian Marku dhe James Stewart ndahen në barazim, edhe pse boksieri shqiptar arriti të ishte ma lart se kundërshtari dhe e detyroi anglezin të merrte veten në raundin e dytë, pas një “nokdauni”. 76-76 ishte rezultati në fund, me Markun që u tërbua nga vendimi i gjyqtarëve.

- Advertisement -

Pas ndeshjes ai u shfaq i habitur: “Si mund të jetë barazim, sidomos me raundin 10-8 kur e rrëzova poshtë. Rivali më goditi vetëm një herë. Për çfarë është boksi, për të goditur në doreza?

Normalisht që e dua një ndeshje sërish, por a e njohin boksin këta gjyqtarë? A marrin vesh nga boksi. Unë e ula në tokë atë. A po talleni me mua që e vendosni barazim. Ai nuk më dha asnjë goditje të pastër”.


Kjo ishte ndeshja e tetë e Markut në boksin profesionist dhe deri më tani regjistronte vetëm fitore. Pesë prej dueleve boksieri shqiptar i kishte fituar me “KO”. Ky është barazimi i parë në karrierë për të.

- Advertisement -

NDESHJA – Raundi i parë ishte deri dikurt i barabartë, por Marku u tregua dinak në disa momente, duke goditur rivalin me të majtën. Boksieri shqiptar vijoi me strategjinë e tij edhe në raundin tjetër, teksa mbrohej mirë dhe shtynte Stewart drejt litarëve.

Në një moment Marku e goditi fort në trup dhe arbitri nisi numërimin, por britaniku me duart në brinjë bëri me shenjë që mund të vazhdonte. Raund pas raundi u konfirmuar një duel shumë i luftuar, me të dy boksierët që mundoheshin të godisnin njëri-tjetrin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit