14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Detaje: Kur dalin paratë e Trustit dhe a ka rrezik të vonohen ato?!

Rekomandime

Mbi 300 mijë persona kanë aplikuar deri më tani për tërheqjen e 10% shit nga Trusti i tyre pensional.

Këtë e konfirmoi në një bisedë për Gazeta Blic, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.Demi konfirmoi se me datën 23 dhjetor parashihet të bëhen pagesat e para.

- Advertisement -

Personave që kanë aplikuar në ditët e para nga hapja e aplikimit në Trust, pritet që t’u bëhen të parëve pagesat.

Demi thotë se për shkak të paparashikueshmërisë së teknologjisë edhe mund të dalin komplikime e të shtyhet kjo datë, por nëse procedurat shkojnë mirë atëherë ka gjasa edhe të dalin mjetet para datës 23 Dhjetor.

Kanë aplikuar tashmë mbi 300 mijë persona.

- Advertisement -

Për çështjen e pagesave, ne jemi duke punuar.

Nuk mund të parashikohen të gjitha detajet, data e paraqitur gjatë aplikimit është e synuar ku më së largu mund të bëhen pagesat nëse gjithçka shkon në rregull.

- Advertisement -

Teknologjia nuk mund të parashikohet, janë edhe detaje që mund të paraqesin telashe, është hera e parë që ndodhë ky projekt.

Mund të ketë detaje të paparashikueshme, por po synojmë me i shërby sa më shpejt që mundemi, me pasë mundësi i kishim kry qysh sot të gjitha, por janë çështje teknologjike që duhet me i marrë parasysh”, deklaroi Demi për Gazeta Blic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit