14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

SHBA, sanksione Turqisë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes. Shpërthen Erdogan

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Turqisë lidhur me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes, duke synuar organin më të lartë të zhvillimit të mbrojtjes turke, presidentin e tij dhe tre punonjës.

- Advertisement -

Masa, e cila përfshin Drejtorinë e Industrive të Mbrojtjes të Turqisë (SSB), ka të ngjarë të acarojë më tej marrëdhëniet e Presidentit turk Tayyip Erdogan me aleatët perëndimorë.

Sanksionet e SHBA-së përfshijnë ndalimin e të gjitha licencave të eksportit, ngrirjen e aseteve dhe kufizimet e vizave për presidentin e SSB, Ismail Demir dhe tre punonjës të tjerë.

Ato kërcënojnë të dëmtojnë ekonominë e Turqisë, në një kohë kur ajo po lufton me një ngadalësim të shkaktuar nga koronavirusi dhe inflacion dyshifror.

- Advertisement -

Ankaraja fitoi mbrojtjen ruse S-400 në mes të vitit 2019 dhe thotë se nuk përbën asnjë kërcënim për aleatët e NATO-s. Por Uashingtoni nuk pajtohet dhe ka kërcënuar prej kohësh sanksione, ndërsa vitin e kaluar e largoi Turqinë nga një program avionësh F-35.

Masat e SHBA-së të shpallura të hënën do të miratohen nga Presidenti Donald Trump, ndërsa Presidenti i zgjedhur Joe Biden përgatitet të marrë detyrën në 20 Janar.

- Advertisement -

Pak përpara njoftimit të SHBA-së, Erdogan tha se retorika e sanksioneve ishte e mërzitshme. “

Nga aleati ynë i NATO-s, Shtetet e Bashkuara, ne presim mbështetje në betejën tonë kundër organizatave terroriste dhe forcave që kanë plane për rajonin tonë, jo sanksione,” tha ai pas një takimi të kabinetit.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka dënuar dhe ka hedhur poshtë “vendimin e SHBA-së për sanksionet e njëanshme kundër” Turqisë.

“Vendimi i SHBA-ve për të vendosur sanksione të njëanshme ndaj Turqisë mbi procedurën e sistemit S-400 nuk ka asnjë logjikë”, tha ministria turke.

Po ashtu edhe kryediplomati rus, Sergey Lavrov ka deklaruar se sanksionet e SHBA-ve kundër Turqisë janë një tjetër shfaqje e “qëndrimit arrogant” ndaj ligjit ndërkombëtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit