14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Shkaku i Rusisë, Amerika godet rëndë Turqinë me këtë veprim

Rekomandime

SHBA prej kohësh ka paralajmëruar Turqinë kundër përdorimit të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400. Qeveria në Ankara e ka injoruar këtë – dhe tani po ndëshkohet nga Uashingtoni për këtë.

- Advertisement -

 SHBA po vendos sanksione ndaj aleatit të saj të NATO-s Turqisë për shkak të përdorimit të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400. Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo njoftoi të hënën në Uashington se masat ndëshkuese, do të vendosen ndaj Drejtorisë së Mbrojtjes (SSB).

Drejtoria është në varësi të zyrës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Sanksionet do të përfshijnë një ndalim të të gjitha licencave dhe lejeve të eksportit të SHBA-së për SSB, tha Pompeo.

Çdo pasuri e shefit të SSB Ismail Demir dhe drejtuesve të tjerë në SHBA do të ngrihej. Ata gjithashtu do t’i nënshtrohen kufizimeve hyrëse në SHBA.

- Advertisement -

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte konfirmuar testet e sistemit nga ushtria turke në tetor. Duke parë kritikat nga Uashingtoni, Erdogan theksoi se SHBA – ve nuk do të kërkohet leje. Qeveria e SHBA e kishte paralajmëruar qeverinë në Ankara disa herë, kundër përdorimit të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 dhe kishte kërcënuar me masa ndëshkimore. Pentagoni kishte kritikuar përdorimin e sistemit ngase kishte qenë i papajtueshëm me detyrimet e Turqisë, si një partner i NATO-s. NATO kishte paralajmëruar gjithashtu se sistemi S-400 nuk mund të integrohej në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të aleancës.

Baza për sanksionet amerikane është ligji Caatsa (“Kundërshtimi i kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve”) nga viti 2017. Sipas kësaj, Presidenti i ShBA mund të vendosë masa ndëshkuese ndaj një pale të tretë në një “transaksion të rëndësishëm” me sektorin e mbrojtjes të qeverisë Ruse. Ndër të tjera, presidenti mund të urdhërojë që të prekurve t’u refuzohet leja e eksportit nga SHBA, që institucionet financiare amerikane të mos lejohen t’u japin hua, që pasuritë e tyre në SHBA të jenë të ngrira ose që atyre t’u ndalohet hyrja në SHBA

- Advertisement -

SHBA kishin frikë se Rusia mund të përdorte radarin e ndjeshëm të sistemit të armëve S-400 për të marrë të dhëna, për aftësitë e fshehta të avionit F-35. Ankara ishte një partner në ndërtimin e avionit luftarak F-35 dhe dëshironte të blinte shumë prej avionëve. Për shkak të marrëveshjes së armëve me Moskën, SHBA ka përjashtuar tashmë Turqinë nga programi F-35. Senatorët Republikanë Lindsey Graham dhe James Lankford, shkruajtën disa ditë më parë në një artikull të ftuar për “Wall Street Journal” se, përdorimi i “këshilltarëve” rusë dhe radarit S-400 pranë avionëve luftarakë F-35 ishte i papranueshëm.

Ankaraja dhe Moska nënshkruan një kontratë në vitin 2017

Ankaraja dhe Moska nënshkruan kontratën për Turqinë për të blerë sistemin S-400 në shtator 2017. Dorëzimi i parë u bë vitin e kaluar. Erdogan argumenton se Turqia ka nevojë për mbrojtjen e saj raketore kundër kërcënimeve nga Siria fqinje, një vend i luftës civile, por edhe nga brenda. Sipas Ankarasë, Turqia nuk ka marrë ndonjë ofertë të arsyeshme alternative nga aleatët.

S-400 është një sistem i lëvizshëm i mbrojtjes ajrore që mund të kapë avionë, predha dhe objekte të tjera nga qielli. Njësitë, të cilat zakonisht përbëhen nga disa raketa, një radar dhe një postë komanduese, mund të transportohen me kamion. S-400 mund të punojë me raketa me rreze të shkurtër, të mesme dhe me distancë të gjatë.

dpa / cwu , Nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit