Rusia ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet që me çdo kusht ta detyron Kosovën që të respekton dhe të përmbush marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar sot nga Beogradi se shpreh keqardhje që Bashkimi Evropian (BE) nuk mund të ndikojë në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura më parë, në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.
Lavrov po thotë se një qëndrim i tillë nga BE’ja për Kosovën, tregon pafuqinë karshi veprimeve që po vijnë nga Qeveria e Kosovës.
“Ne besojmë se një qëndrim i tillë tregon pafuqinë karshi veprimeve të Prishtinës dhe ne ende i bëjmë thirrje BE-së që të kuptojë plotësisht përgjegjësinë për përmbushjen e asaj që u ra dakord me ndërmjetësimin e saj”, tha Lavrov.
Lavrov pati takime me zyrtarë të Serbisë në Beograd ku deklaroi se miqësia mes dy vendeve do vazhdon edhe më tutje, duke quar mesazh BE’së se serbët nuk do heqin dorë nga rusët.