1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Enver Hoxhaj: Presidenti i takon PDK-së, jemi në një situatë të përçarë

Rekomandime

Situata politike në Kosovë vazhdon të jetë e tensionuar, pasi ende forcat politike nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e presidentit të ri pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili është duke u gjykuar nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë.

- Advertisement -

Ndërkohë që Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për të qenë president i Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar kategorikisht kandidaturën e tij. Kjo pasi sipas Enver Hoxhajt nuk është presidenti i duhur për Kosovën.

“Ne jemi në një situatë të brendshme shumë të përçarë dhe në të njëjtën kohë interesi për Kosovën dhe mbi Kosovën po humbet çdo ditë”,- shprehet z. Hoxhaj gjatë intervistës për ‘Balkan Talks’.

Ai thotë se nëse PDK do të jetë pjesë e një marrëveshjeje për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovë, atëherë emri duhet propozuar nga ata.“Ata duhet të na japin ne një shans pas largimit në mënyrë të dhunshme të z. Thaçi.

- Advertisement -

Nëse dikush i kërkon votat PDK-së atëherë do të duhet që të ketë edhe propozimin nga PDK-ja. Ne do propozojmë dikë që mund të jetë anëtar i kryesisë apo mund të jetë deputet i parlamentit të Kosovës apo një anëtar i ri i partisë”, thotë Enver Hoxhaj.

Gazetari Fanko Egro gjatë intervistës u ndal edhe të çështja nëse PDK-ja ka marrë ftesë direkte apo indirekte për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës. Z. Hoxhaj u shpreh se deri më tani nuk ka marrë asnjë ftesë.

- Advertisement -

“Deri më tani nuk kemi pasur ftesë dhe nuk kemi pasur interes që të kemi ftesë. Ne kemi shprehur interes, që ta ndihmojmë Kosovën mes kryetarit të LDK-së z. Mustafa që të ftojë partitë politike në një tryezë të konsensusit nacional për të zgjedhur presidentin”,-thotë ai.Lëvizja Vetëvendosje pas fitores së zgjedhjeve në Podujevë janë shprehur të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por kryetari I PDK-së shprehet se ata akoma nuk kanë marrë një ftesë nga kjo lëvizje për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ne i themi të na e bëjnë ftesën dhe ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme”,-rrëfen ai.Një nga zhvillimet e fundit që ka ndodhur në politikën botërore është fitorja e z. Biden në garën për president në SHBA që z. Hoxhaj e konsideron një zhvillim pozitiv. “Mendoj që ka qenë lajmi më i mirë për Kosovën në vitin 2020 dhe jam i sigurt që Ballkani do jetë prioritet në politikat e jashtë me të Amerikës”, shprehet Hoxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit