Gjenerali i ushtrisë amerikane lutet që Biden të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

0
320

Gjenerali i ushtrisë amerikane për Evropë Ben Hodges, shpreson se në dialogun Kosovë-Serbi, do të përfshihet edhe presidenti i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.

Hodges tha se shpreson që Kosova të ketë edhe më tutje mbështetjen e KFOR-it dhe NATO-s.

“Të gjitha palët duhet të besojnë se ka drejtësi. Shpresoj që Administrata e Bidenit të vazhdojë përpjekjet drejt paqes midis Prishtinës dhe Beogradit, me këdo që populli i Kosovës të zgjedhë si Udhëheqësin e tij, dhe të vazhdojë të mbështesë misionin e KFOR-it të NATO-s atje”.