Mërgim Lushtaku ka reaguar ndaj akuzave që i Bekim Jashari i bëri babait të tij, Sami Lushtaku.
Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një intervistë në Rtv Dukagjini ka shpërthyer në akuza të rënda për kreun e Degës së PDK’së, Sami Lushtakun, duke thënë se falë mbështetjes së Jasharajve ai është bërë komandant i UÇK’së, sepse rrethi i ngushtë i ish-komandantit legjendar s’do ta lejonte të bëhej.
Ndaj kësaj, ka reaguar djali i tij, Mërgim Lushtaku i cili ka postuar një fotografi në Facebook.
“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Lushtaku duke cituar babanë e tij.
Ndërsa, Jashari tha sonte se Sami Lushtaku një kohë të madhe të kohës ka qëndruar larg pikave të nxehta të luftës.
“Ne e kemi përkrah, sepse sikur mos të kishim përkrahë, Samiun nuk do ta kishin lënë të bëhej komandant. S’do ta kishin lënë rrethi i ngushtë i Adem Jasharit”, ka thënë Jashari.
Përveç kësaj, Bekim Jashari, ka thënë se Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës ka blerë villë, saktësisht në vitin 1998.
https://www.facebook.com/mergim.lushtaku/posts/3605032066244617