10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rrëfimi për Isakun, njeriun që dikur ishte milioner ndërsa sot jeton në një shesh të Austrisë

Rekomandime

Isak dikur ishte i suksesshëm në industrinë e ndërtimit, duke fituar mbi 4,000 euro (nëse do të konvertoheshin sot).

Por, sipas medieve austriake, përcjell Telegrafi, ai tanimë jeton vetëm me karrocën e tij në sheshin kryesor në Groß-Siegharts.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për njeriun të cilin të gjithë e njohin si Isaku nga Groß-Siegharts (një komunë në rrethin e Waidhofen an der Thaya në shtetin austriak të Austrisë së Ulët).

Po sipas mediave austriake, përkundër gjendjes së tanishme, ai dikur ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në industrinë e ndërtimit, duke fituar 40,000 shilinga në muaj.

- Advertisement -

Një krahasim: 40,000 shilinga në vitin 1995 korrespondon me fuqinë e sotme të blerjes prej mbi 4,500 euro).

“… Unë kisha gati një milion shilinga në llogarinë time”, thotë Isak, emri i vërtetë i të cilit është Gerhard.

- Advertisement -

Në atë kohë, ai gjithashtu kishte një banesë.

Por në përgjithësi, Isak pësoi disa humbje, u sëmur, por nuk i pëlqen të flasë për këto kohë të errëta.

Ndryshe, thuhet se Isak është pensionuar zyrtarisht për rreth njëmbëdhjetë vjet më parë.

Sot ai jeton gjatë ditës në “stolin e tij” në sheshin kryesor në Groß-Siegharts, ndërsa natën fle në apartamentin e tij me qira.

Isak kaloi Krishtlindjen e kaluar në një ulëse parku, midis stendës telefonike dhe pemës së Krishtlindjes në sheshin kryesor.

“Njerëzit më sillnin ushqim, dhurata dhe birrë. Kryebashkiaku në atë kohë më solli gjithashtu një shishe verë”, rrëfen 64-vjeçari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit