Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas protestave të VV-së, të cilat ndërprenë seancat e sotme të Kuvendit.
Në një postim në Facebook, Selmanaj ka publikuar një fotografi nga Kuvendi me deputetët e LDK-së.
“Të fala nga Shtëpia e Madhe”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i filloi punimet në ora 10:30 ndërsa ato u ndërprenë pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk lejuan që ajo të vazhdojë nën prezencën e zv/kryeministrit Driton Selmanaj.
Në rend të ditës ishin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.