3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Zemaj: Nëse rritet disiplina mund të zbuten masat

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat antiCOVID do të arrijnë në fillim të vitit 2021

- Advertisement -

Zemaj tha se nëse lëvizjet e qytetarëve do të jenë të reduktuara mund të ketë edhe lirim të masave në aspektin kohor të lëvizjes, por nëse ndodh e kundërta, shtrëngohen masat.

“Nëse disiplina rritët, rritët përkushtimi dhe e shohim që lëvizjet janë të reduktuara, atëherë në mund të ecim tutje edhe më lirimin e aspektit kohorë të lëvizjes. Nëse e shohim që kufizimi është i detyruar që kufizim është i detyruar që të parandalojë infeksionin, masat do të jenë në fuqi deri në një situatë më të favorshme epidemiologjike”, tha ai në RTV21.

Tutje Zemaj ka thënë se të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19 duhet të kenë testin negativ me vete.

- Advertisement -

“Çdo qytetarë që nuk është banorë i Kosovës që vije nga shtete që potencialisht janë shpërndarës të infeksionit dhe janë në listë, ne e kemi si masë që kërkohet testi negativ. Në të kundërtën personi rekomandohet që të shkojë në vetizolim për shtatë ditë. Atëherë organet tona duhet ta mbikëqyrin a është apo jo duke e respektuar masën”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit