2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Pika e dobët e Albin Kurtit” – profesori paralajmëron dështimin e Vetëvendosjes

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje që nga formimi i Qeverisë Hoti, ka të tentuar që me çdo kusht ta rrëzojnë këtë qeveri. Mirëpo, ata kanë dështuar ta bëjnë këtë shkaku i pamundësisë për mbledhjet e votave të mocionit të mosbesimit.

Ata përmes disa protestave në Kuvendin e Kosovës, ndaj zëvendëskrymnistrit të Kosovës, Driton Selmanaj po mundohen ta pengojnë punën në Kuvend.

- Advertisement -

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se Vetëvendosjes si parti opozitare nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç protestave ndaj Driton Selmanajt.

Pas dështimit të mocionit kundër qeverisë së Hotit, Vetëvendosjes, si parti opozitare, si ka mbetur gjë tjetër përveç protestave ndaj Driton Selmanaj i cili me provokimet e tij mjaft mirë e luan lojën politike të porositur nga partia e tij e LDK-së. Protestat e kanë kuptimin e revoltës e asgjë më shumë e as sesi nuk e kanë forcën e ndryshimeve qeveritare”, theksoi Mehazi.

Profesori i sugjeroj Albin Kurtit të i lërë protesta, por të filloj bashkëpunimet me partitë e tjera. Ai e paralajmëroi se Kurti nuk mund të ketë sukses i vetëm ndaj të gjitha partive.

- Advertisement -

“Albin Kurti duhet t’i lë protestat e të lidhet e bashkëpunojë me partitë tjera për numrat e nevojshme të votave për të rrëzuar qeverinë e Hotit që për të shpallur zgjedhje te reja parlamentare, për ndryshe e vetmuar e pa ndihmën e partive tjera LVV-ja e Albin Kurtit nuk do ketë sukses. Themì kështu sepse Albin Kurti i vetëm nuk mund të bëjë luftë politike kundër të gjitha partive në Kosovë”, deklaroi Mehazi.

Profesor Mehazi zbuloi edhe pikën e dobët strategjike të Albin Kurti, shkaku i të cilës ai po dështon ta rrëzoj Qeverinë Hoti. Ai tha se Kurti duhet të merret me veprime më të mëdha për marrëveshje politike e të i lërë protestat ndaj një individi.

- Advertisement -

Pika më e dobët strategjike e Albin Kurtit për të rrëzuar qeverinë e Hotit është mos bashkëpunimi i LVV-së me partitë tjera, PDK-në opozitare, po edhe me AAK-në e Haradinajt i cili kërkon të behet president i Kosovës. Albin Kurti duhet të braktisë protestat për shkak një individi, Driton Selmanajt, e të merret me veprime më të mëdha, të dialogojë me partitë tjera në Kosovë për një marrëveshje politike për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare”, nënvizoi Mehazi, përcejll “Bota sot”.

Në fund, Mehazi tha se pa bashkëpunim dhe e vetme, Vetëvendosje do të dështoj dhe asnjëherë nuk do mund të realizojë qëllimet e saja politike

Kështu pa ndihmën e bashkëpunimin e LVV-së me partitë tjera përherë do mbetet humbëse. LVV-ja një, kundër të gjitha partive tjera kurrsesi nuk mund të realizojë qëllimet e saja politike”, përfundoi Mehazi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit