3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Albulena Haxhiu: Unë dhe Glauku s’kundërshtuam njëri-tjetrin, PDK-ja mbetet e vjetra

Rekomandime

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sqaruar se ajo dhe ish- ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, nuk e kanë kundërshtuar njëri-tjetrin.

- Advertisement -

Ajo tha se të dyja palët kanë thënë të njejtën gjë, për mundësinë e koalicionit me PDK-në, por u keqkuptua qëllimisht.

Sipas Haxhiut PDK-ja mbetet e njejëta.

“Unë dhe Glauku nuk e kemi kundërshtuar njëri-tjetrin. E kemi thënë të njëjtën gjë, në mënyra të tjera. Njëri në përpjekje për të vënë në pah se tashti gjendemi në një kontekst të ri politik në të cilin PDK-ja është e parëndësishme që Lëzivja… t’i vihet përballë, e që u keqkuptua qëllimisht, e tjetri në gjuhë të thjeshtëzuar për t’ia rikujtuar PDK-së që mbetet po e vjetra.

- Advertisement -

Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDSOJE! është e pashmangshme. Ne po punojmë që ta sigurojmë këtë dhe besojmë në vullnetin e qytetarëve dhe punën e Lëvizjes…”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit