4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zyrtari i PDK-së thotë se Muja po bën qëllimisht sondazhe të pasakta: Ia ka pranuar një mikut tim

Rekomandime

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi, e ka akuzuar analistin Armend Muja se deklaratat për rritjen enorme të LVV-së po i bën të gabuara qëllimisht.

Gashi është thirrur në një deklaratë të një miku, për ta akuzuar Mujën se është i angazhuar që të krijojë përceptim se LVV-ja është bindshëm partia e parë.

- Advertisement -

Një mik i imi, i afërm i Armend Mujes, pas kafës që kishte me Armendin, i kishte thënë: “deklarimet e mia jan për të kriju përceptim për VV-në, përshkak se më kanë punësuar gruan, sepse sondazhet e sakta janë siq ka thënë mbrëmë në RTK, Ramush Tahiri, të cilat i ka marrë nga unë”!”, ka shkruar Gashi.

Muja në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka dhënë disa shifra që sipas tij i kanë subjektet politike deri me 29 nëntor. Sipas tyre, LVV merr 52.3% të votave

- Advertisement -

“Vetëvendosje ka qenë në kuotën 52.3%. E dyta vjen PDK-ja me rreth 15.3%, LDK është e treta me rreth 13-14%. AAK do t’i ketë rreth 7%. Ndërsa pjesa tjetër te partitë tjera”, ka thënë Muja.

“Me këto përqindje mendoj se Vetëvendosje merr rreth 60 deputetë. Është ende herët mirëpo realisht rritja e Vetëvendosjes ka ndodhur nga muaji prill”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Ndërsa analisti tjetër, Ramush Tahiri, ka thënë se gara për vendin e parë do të jetë e ngushtë ndërmjet LVV-së dhe PDK-së.

“Vetvendosje do t’i ketë 35 -40 deputetë, PDK 32-35, dhe me pakicat 20, gjithsejt bëhen 85 deputetë. Ky do te ishte koalicioni paszgjedhor në të cilin kryeministri do të ishte nga Levizja Vetvendosje ndërsa presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit